Sport

“Grusht shteti” në kombëtaren gjermane! Nagelsmann ndërmerr masa befasuese...

Lajm i trishtë për portierin bavarez, Manuel Neuer nuk është më kapiten i kombëtares gjermane…

18 Tetor 2023, 18:54 Nga DOSJA
“Grusht shteti” në kombëtaren gjermane! Nagelsmann

GJERMANI - Trajneri i ri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, ka nisur mjaft shpejt të bëjë ndryshime të reja. Një prej tyre rezultoi mjaft i dhimbshëm për Manuel Neuer, i cili humbi shiritin e kapitenit. Megjithatë, trajneri ka siguruar për “Bild” se vendimi është pranuar me mirëkuptim nga portieri i dëmtuar. “Kam biseduar me Manuelin në telefon, ai reagoi mirë ndaj këtij vendimi,”- u shpreh trajneri.

Manuel Neuer ka më shumë se 10 muaj jashtë futbollit. Dhjetorin e kaluar, portieri gjerman theu këmbën gjatë skijimit. Pas dëmtimit të portierit, Bayern-it iu desh të reagonte shpejt dhe menjëherë mori Yann Sommer nga Borussia Moenchengladbach.

Zvicerani u transferua te Interi në verë dhe aktualisht portën e bavarezëve po e mbron Sven Ulreich. 37-vjeçari po i afrohet rikthimit në fushë, por ende nuk dihet saktësisht se kur do të rikthehet në skuadër për ndeshjet e Bayernit dhe kombëtares.

Siç doli, edhe kur të kthehet në portë, ai nuk do të jetë më kapiten i kombëtares gjermane, raporton “Bild”. Julian Nagelsmann e telefonoi Neuerin dhe i dha atij këtë informacion. “Unë fola me Manuelin në telefon. Ai ka reaguar mirë ndaj këtij lajmi. Ai është një profesionist”,- tha Nagelsmann në një intervistë për “Bild”. 

Kapiteni i ri i Gjermanisë është Ilkay Guendogan, i cili shërbeu në këtë cilësi në kampin stërvitor të tetorit me ndeshjet kundër SHBA-së (3-1) dhe Meksikës (2-2).

Portieri me përvojë e pranoi vendimin dhe do të vazhdojë të jetë në dispozicion të Nagelsmann. E përditshmja shton se “pa shiritin e kapitenit, Neuer nuk përfshihet më automatikisht në 11-shen titullare”.  Numri një aktual në kombëtaren gjermane është portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, i cili njoftoi në shtator se nuk kishte ndërmend t'ia dorëzon Neuer-it vendin e tij në formacionin fillestar.

Manuel Neuer ka luajtur 117 ndeshje deri më tani. Julian Nagelsmann u bë trajneri i ri i kombëtares gjermane në shtator. 36-vjeçari mori drejtimin nga Hansi Flick, i cili nuk pati një aventurë të suksesshme me kombëtaren. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll