Sport

Barcelona e frikësuar! Një 'armik' i hershëm i katalanasve, kandidat i bujshëm për postin e presidentit të Federatës Spanjole...

Më 10 shtator, presidenti i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), Luis Rubiales dha dorëheqjen për shkak të skandalit në Kupën e Botës për femra. Posti u mor përkohësisht nga Pedro Rocha Junco, por spanjolët nuk kanë dyshime se kush do të jetë pasardhësi i Rubiales.

18 Tetor 2023, 20:00 Nga DOSJA
Barcelona e frikësuar! Një 'armik' i hershëm i

SPANJE - Në fund të sezonit të kaluar, Mateu Lahoz u informua nga Komiteti Teknik Spanjoll i Gjyqtarëve (CTA) se nuk do të mund të gjykonte më në edicionin e ardhshëm të La Ligas. 

Ai mori një ofertë për të vazhduar si gjyqtar i VAR-it, por ai vendosi ta refuzojë atë post dhe të tërhiqet pas ndeshjes së qershorit midis Mallorca dhe Rayo Vallecanos. E megjithatë ka shumë spekulime, se 46-vjeçari mund të dalë nga pensioni, pasi një perspektivë edhe më e mirë është shfaqur para tij.

Më 10 shtator, presidenti i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), Luis Rubiales, dha dorëheqjen për shkak të sjelljes së tij skandaloze gjatë ceremonisë së medaljeve pas Kupës së Botës për femra. “Nuk dua që kjo fushatë të dëmtojë në asnjë mënyrë futbollin spanjoll”, ka shkruar ai në një letër të hapur. 

E megjithëse posti u mor përkohësisht nga Pedro Rocha Junco, të martën e përditshmja “Marca” raportoi në mënyrë sensacionale, se ish-gjyqtari Mateu Lahoz ishte favoriti për të marrë këtë detyrë. "Ai është një person me forcë të madhe dhe mundësi reale për të marrë përsipër këtë funksion.

Ai ka mbështetjen e klubeve më të rëndësishme në Spanjë, kolektivit të arbitrave, vetë FIFA-s (ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me Pierluigi Collina, shefin botëror), La Liga-n. Këshilli i Lartë i Sportit (CSD) dhe disa kryetarë të sindikatës. Një mbështetje e tillë e bën atë favorit të madh për të pasuar Rubiales, me të cilin kishte një konflikt të rëndë në të kaluarën”,- shkruan “Marca”.

Për momentin Lahoz nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje, veçanërisht për shkak se procesi zgjedhor ende nuk ka nisur zyrtarisht. Shumica e klubeve supozohet se do të ishin të kënaqura me këtë zgjedhje, përveç FC Barcelonës, ​​natyrisht, e cila ishte në konflikt me ish-arbitrin. "Ai la pas shfaqje të paharrueshme, në kuptimin më cinik të fjalës. Ai pothuajse gjithmonë e vendosi Barcelonën në disavantazh",- thotë "Sport".

“Marca” zbuloi se zgjedhjet me siguri do të zhvillohen më 11 mars. "Koha po kalon, dhe prapaskenat ka lëvizje për t'u përgatitur për zgjedhjet. E vërteta është se në muajt në vijim, autoritetet e futbollit spanjol do t'i nënshtrohen një riorganizimi të plotë", përfundoi media spanjole.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll