Politike

Deklarata e fortë e Neritan Cekës: Presione, gënjeshtra, ta zhdukim OSBE-në nga Shqipëria, jemi bërë si Koreja e Veriut

27 Tetor 2019, 07:43 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Neritan Cekës: Presione, gënjeshtra, ta

Tiranë– Neritan Ceka teksa ka folur për çështjen e negociatave ka deklaruar se në vend ne kemi një sistem kriminal të ngritur nga partitë politike.

“Këtu ka një sistem të tërë kriminal, të ngritur nga partitë politike, me nënpunës të paguar, që nxiten për të deformuar sistemin zgjedhor dhe për t’i marrë në mënyrë të padrejtë votën shqiptarëve, qoftë me para, presione apo gënjeshtra”, është shprehur ai në Ora News.

Më tek ai ka theksuar se duhet të largohet OSBE nga Shqipëria, se përndryshe nuk do të kemi asnjëherë zgjedhje të lira.

“Nëse ky sistem nuk merr fund dhe partitë politike të hiqen nga menaxhimi i zgjedhjeve, e OSBE të largohet nga Shqipëria. Me këtë OSBE që kemi ne nuk do të kemi zgjedhje të lira.”, është shprehur ai.

Biseda e plotë:

Gazetarja: Sot nga presidentët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka ardhur një deklaratë ku gati në të njëjtin qëndrim ata theksuan se vendet e rajonit të Ballkanit kryesisht Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të shohin altërnativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. A është kjo qasja e duhur ndaj procesitë bllokimit?

Neritan Ceka: Besoj që është një skuzë. Kërkesë ndjese për atë që ka ndodhur, që nuk u pranua Maqedonia për faj të Shqipërisë dhe Shqipëria për faj të vet. 

Çdo gjë që del jashtë këtij kuadri dhe nuk kuptohet se ky është një vend me probleme dhe fajin nuk ja ka BE-ja, nuk çon ujë atje ku duhet. 

Të gjithë këto tipe samitesh, tipe intervista me deputetë nga të gjitha krahët e parlamentit Evropian, deklarata nga ministra të jashtëm, besoj që vetëm shtojnë konfuzionin për një fakt real. Ky vend nuk ka merituar vendin që i takon në BE.

Është një politikë e gabuar e ndjekur prej vitesh që na çoi në këtë gjendje. Ne nuk mund të zëvendësojmë një Ballkan të integruar me një Europë të integruar. Siç është Ballkani nuk integrohet. Në një vend ku Serbia nuk pranon Kosovën është e kotë të flasësh për tipe shengenesh. Nuk mund të mbyllim sytë që gjysma e popullit shqiptar mohohet të jetë pjesë e një Ballkani të integruar. 

Ajo që duhet të bëjmë sot është të bëjmë një Shqipëri tjetër që nuk do të ketë më probleme. Do të jetë e përgatitur si pjesë e gatshme për t’u futur në Europë dhe këtu duhet një vendim i madh politik. 

Vendimi i madh duhet i popullit shqiptar, nuk ka tjetër model. Të marrim modelin e Kosovës, nuk po i jap model tjetër. Të bëhemi si Kosova. 

Jo vetëm për sistemin zgjedhor, por që voton. Ky është një popull që ka harruar të votojë. 

Këtu ka një sistem të tërë kriminal, të ngritur nga partitë politike, me nënpunës të paguar, që nxiten për të deformuar sistemin zgjedhor dhe për t’i marrë në mënyrë të padrejtë votën shqiptarëve, qoftë me para, presione apo gënjeshtra. 

Nëse ky sistem nuk merr fund dhe partitë politike të hiqen nga menaxhimi i zgjedhjeve, e OSBE të largohet nga Shqipëria. Me këtë OSBE që kemi ne nuk do të kemi zgjedhje të lira. 

Këto janë tre kushtet: Një popull që mësohet të votojë, parti që hiqen nga sistemi zgjedhor dhe çmontimi i partisë shtet që është i vetmi sistem që ekziston në Europë, sepse tjetrin e kemi në Korenë e Veriut dhe në vendet e Azisë dhe të mos merremi me artifice se si mund të zëvendësojmë një vend Europian, me një vend të shpikur nga Konferenca dhe Samite. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike neritan ceka osbe ne shqiperi neritan ceka osbe ne shqiperi

Sondazh

Poll