Politike

Gjiknuri tregon ‘sekretin e errët’: Ja pse Berisha ra nga pushteti në 2013-n

26 Tetor 2019, 19:07 Nga DOSJA
Gjiknuri tregon ‘sekretin e errët’: Ja pse Berisha ra nga

TIRANË– Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka folur për shkaqet që sipas tij bënë që të rrëzohej ish-kryeministri Sali Berisha nga pushteti.

I ftuar në emisonin “Java në RTSH”, Gjiknuri tha se ajo që e ka bërë Berishën të rrëzohet ka qenë sektori energjitik.

Privatizimi i gabuar me CEZ dhe falimentimi energjetik çoi në mungesë të parave. Shteti merrte kredi për të financuar sektorin. Në situata të vështira hidrike, nëse nuk merren masa të sakta, ka kosto të mëdha,”- tha ish ministri duke dhënë kështu një arsye që nuk ishte përfolur më parë.

Gjiknuri shtoi më tej edhe faktin se është krenar për atë që ka bërë në mandatin e tij të parë si ministër.

“Nëse kthej kokën pas, nëse ka diçka për t’u krenuar në punën time, ajo është që u ndryshua një mentalitet. Dhe kjo nuk ishte e lehtë për një popull që e ka pasur traditë mospagesën e energjisë. Natyrshëm që ka pasur sfida, por e rëndësishme është që sot ne krenohemi. Energjia është një sektor delikat ajo është energjia” – tha Gjiknuri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri sali berisha damian gjiknuri sali berisha

Sondazh

Poll