Politike

Mbledhja e deputetëve të PD/ Berisha: Duhet të fillojmë qëndresën! Bardhi: Mazhoranca po na bllokon

Bardhi u shpreh se do duhet të ketë një qëndrim lidhur me këto zhvillime, ndërsa shtoi se mazhoranca po bllokon çdo hapësirë institucionale duke asgjësuar parlamentarzimin.

17 Tetor 2023, 13:50 Nga A.B
Mbledhja e deputetëve të PD/ Berisha:  Duhet të fillojmë
Bardhi dhe Berisha

TIRANË- Ditën e sotme, deputetët e Partisë Demokratike janë duke zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura. Temë diskutimi në mbledhje do të jetë rrëzimi i komisioneve hetimore, përjashtimi i deputetëve si edhe rrëzimi i kërkesës për reformën zgjedhore.

Bardhi u shpreh se do duhet të ketë një qëndrim lidhur me këto zhvillime, ndërsa shtoi se mazhoranca po bllokon çdo hapësirë institucionale duke asgjësuar parlamentarzimin. Berisha u shpreh se duhet të fillojë qëndresa e tyre si parlamentarë.

“Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësiren tonë si parlamentarë”, u shpreh ai.

Oerd Bylykbashi ka deklaruar: Ne kërkojmë hapësirën tonë në Kuvend e këtë nuk e firojmë duke u larguar. Ne duhet të qëndrojmë aty e të përplasemi. Betejën do duhet ta bëjmë të fortë në seancë dhe në komisione.

 

gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll