Politike

Konferenca me Macron, Rama flet frengjisht: Sot jam shumë i lumtur! Kjo është një vizitë miqësore

Rama e cilësoi vizitën e tij më shumë se formale teksa shtoi se Franca ka rritur angazhimin e saj në rajon.

17 Tetor 2023, 10:45 Nga A.B
Konferenca me Macron, Rama flet frengjisht: Sot jam shumë i lumtur! Kjo
Edi Rama

TIRANË- 'Jam shumë i lumtur'- kështu u shpreh kryeministri Edi Rama për vizitën e presidentit të Francës Emmanuel Macron. Në konferencën e përbashkët, Rama e cilësoi vizitën e tij më shumë se formale teksa shtoi se Franca ka rritur angazhimin e saj në rajon.

PJESË NGA DEKLARATA:

E nis me një fjali në frëngjisht, për t’u kërkuar delegacionin tuaj se do më duheshin 3 ditë për të zgjedhur konfliktet ballkanike, sepse më është dëmtuar nga anglishtja.

Jam besimplotë se me gjithë këtë shtysë që na kanë dhënë sot për të patur kontakte shumë më të ngushta mes dy vendeve, nesër frëngjishtja ime do të jetë më e bukur se sot.

Në protokollin diplomatik, fjala i lumtur përdoret shpesh. E vërteta është se saherë unë gjendem në një situatë si kjo kur duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar e evitoj fjalën i lumtur që sugjeron ministria e jashtme dhe them i kënaqur. Por sot dëshiroj ta them se jam i lumtur, shumë i lumtur që jam në krah te presidentit të Francë, jo në Paris, jo në një qytet të Evropës por në Tiranë. Kj vizitë është angazhim për t’u thelluar më tej marrëdhënia mes Francës dhe Shqipërisë që ka njohur një zhvillim i papritur por edhe i shumë pritur si rezultat i një riangazhimi të Francës në Rajon'

edi rama macron ne tirane

Sondazh

Poll