Politike

I mbajti çadrën Macronit në Tiranë, Begaj del nga protokolli zyrtar

Në momentin që ka nisur parakalimi pas këndimit të himneve të të dy vendeve, Begaj i ka mbajtur çadrën presidentit të Francës.

17 Tetor 2023, 10:33 Nga r.ll
I mbajti çadrën Macronit në Tiranë, Begaj del nga
Bajram Begaj dhe Emanuel Macron

TIRANË- Kreu i shtetit Bajram Begaj ka pritur në një takim në presidencë homologun e tij, Emmanuel Macron. Gjatë pritjes Begaj duket se ka dalë nga protokolli zyrtar.

Në momentin që ka nisur parakalimi pas këndimit të himneve të të dy vendeve, Begaj i ka mbajtur çadrën presidentit të Francës. I njëjti gjest prej tij është përsëritur edhe në momentin e fundit kur Macron doli nga Presidenca. Sërish Bajram Begaj e ka shoqëruar me çadër drejt makinës.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Shqipëri. Macron ka ardhur pasditen e djeshme në Shqipëri pasi shtyu vizitën dhe pjesmarrjen e tij në Samitin e Procesit të Berlinit. 

bajram begaj emanuel macron

Sondazh

Poll