Politike

Situata në rajon/ Von der Leyen: Kosova dhe Serbia t'i kthehen dialogut ! Rama: Nuk është vendi për zgjidhje konfliktesh bilaterale

Në fjalën e tij Rama tha se do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e rajonit, por sipas tij kërthiza e Europës është në Bruksel dhe samiti nuk është vendi për të diskutuar këto tema.

15 Tetor 2023, 18:06 Nga f.i
Situata në rajon/ Von der Leyen: Kosova dhe Serbia t'i kthehen
Von der Leyen

TIRANË- Në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë, kryeministri Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë të përbashkët për mediat, deklaruan se nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Von der Leyen: Marrëveshja e Ohrit, është baza për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE. Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien mes tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë nëpërmjet dialogut. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen. Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e BE. Pra pajtimi angazhimi, bashkëpunimi tërësisht të domosdoshme dhe vendi për ta bërë këtë është dialogu.

Në fjalën e tij Rama tha se do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e rajonit, por sipas tij kërthiza e Europës është në Bruksel dhe samiti nuk është vendi për të diskutuar këto tema.

Rama: Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e liderëve, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE. Kemi përcaktuar edhe një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon, por asgjë më shumë, sepse nuk është ky synimi. Vërtetë Tirana është kryeqyteti evropian i Ballkanit por nuk është kërthiza e Europës. Kërthiza e Europës është në Bruksel ku atje diskutohen këto tema.

ursula von der leyen ne tirane

Sondazh

Poll