Politike

Von der Leyen me Ramën në ceremoninë e Kolegjit Europian të Bryzhit: Faqe e re për arsimin në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e hapjes tha para presidentes së Këshillit të Europës Ursula Von Der Leyen, u shpreh se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që ne rrethohemi në BE, ndërsa në lidhje me hapjen kolegjit Evropian në Tiranë, ai tha se është më tepër sesa një universitet.

15 Tetor 2023, 16:36 Nga f.i
Von der Leyen me Ramën në ceremoninë e Kolegjit Europian të
Ursula Von Der Leyen dhe Edi Rama

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, në ceremoninë hapëse të një tjetër dege të re të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit në Tiranë, e ka konsideruar atë çeljen e një faqeje të re për arsimin në Shqipëri.

Von der Leyen: I nderuar kryeministër, i dashur Edi, shumë e dashur federika. E mbaj mend vjet kur ishit ju që lançuat idene e mrekullueshme për të patur një degë të kolegjit të Europës në Tiranë, ishin ju që e patët këtë ide. Kështu filluan punën, KE qeveria juaj dhe Kolegji i Europës. Dhe ja ku jemi sot duke krijuar themelet e degës së tretë të kolegjit të europës në Tiranë. Nesër do të hapim edhe zyrën e kolegjit por sot do të përqendrohemi te ata që do ti japin jetë kolegjit. Dhe sot ishte kënaqsi të lanconim çeljen e regjistrimit në këtë kolegj për këtë vit akademik. Ju e thatë vetë kjo është dega e tretë e kolegjit.  31 studentë do të jenë pjesë e kurist master. Por kam kënaqësië tu njoftoj se do të kemi 15 bursa për studentë të Ballkanit Perëndimor për 3 vite.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama në fjalën e hapjes tha para presidentes së Këshillit të Europës Ursula Von Der Leyen, u shpreh se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që ne rrethohemi në BE, ndërsa në lidhje me hapjen kolegjit Evropian në Tiranë, ai tha se është më tepër sesa një universitet.

Rama: Nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE. Kolegji është në pararojë të kësaj, por s’ka rrugë tjetër. Ky kolegj është më shumë sesa një universitet që vjen nga jashtë e bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar më shumë mundësi. Kjo përveç kësaj është edhe një mësim më i thelluar për BE-në. Mendoj se kemi të drejtën të jemi të lumtur dhe më shumë të më tepër të rinj shqiptarë sesa 31 të tillë janë të prirur e duan të jenë pjesë e tij.

ursula von der leyen ne tirane

Sondazh

Poll