Politike

Rama takim me Ursula Von der Leyen: Me miken e madhe të Shqipërisë, në ngritjen e një ure të re me BE-në

Rama tha se nëpër botë janë bërë shumë Samite, por ky në Tiranë ka një tjetër nivel për shkak të mikpritjes.

15 Tetor 2023, 16:08 Nga f.i
Rama takim me Ursula Von der Leyen: Me miken e madhe të
Edi Rama dhe Ursula Von der Leyen

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në ceremoninë e hapjes të një tjetër dege të re të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit.

Rama në fjalën e tij drejtuar Von der Leyen për realizimin e Samitit të Procesit të Berlinit për herë të parë në Shqipëri, ka theksuar që do të bëjnë maksimumin për ta bërë këtë Samit ta paharruar për çdo të ftuar. Ai gjithashtu shtoi se nëpër botë janë bërë shumë Samite, por ky në Tiranë ka një tjetër nivel për shkak të mikpritjes.

RamaNë këto punë duhet të thuash faleminderit edhe kur nuk e mendon me të vërtetë, por falenderimi që i them Ursulës është i ndjerë nga zemra, është mjaft kumptimplotë sepse ajo e tha dhe e bëri. Kaq e thjeshtë dhe më besoni kam parë Samite, por jo çdo Samit ka firtytin e rezultateve në një kohë kaq të shpejtë. Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë sesa ne që jemi këtu për të nisur këtë aktivitet. Samiti i Procesit të Berlinit është hera e parë që ndodh në Shqipëri, jashtë kufijve të BE dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta bërë të paharruar për çdo të ftuar. Me që ra fjala, nuk mendoj se është kaq e vështirë, sepse mendoj që kanë bërë kaq shumë Samite dhe ndonjëherë janë kaq të lodhur nga Samitetet që bëjnë, por jo çdo samit është i paharruar në një standard europian, por këtu mikëpritja është e një tjetër niveli.

ursula von der leyen ne tirane

Sondazh

Poll