Politike

Presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen takim me Begajn në Presidencë (FOTO)

Von der Leyen është shoqëruar nga ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.

15 Tetor 2023, 15:31 Nga f.i
Presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen takim me Begajn në
Ursula Von der Leyen dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë dhe është takuar me presidentin e vendit Bajram Begajn.

Von der Leyen është shoqëruar nga ambasadorin e BE-së Luigi Soreca. Më pas, Von der Leyen pritet të takojë kryeministrin Edi Rama.

Von der Leyen do të kryejë takime ditën e sotme në kuadër të përgatitjes për ditën e hënë dhe do të diskutojë disa nga çështjet që do të merren për diskutime, një ndër to dhe çështja e Kosovës. Në samitin e së hënës në Tiranë kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe liderë të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian si Kancelari Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron dhe udhëheqës të vendeve të Ballkanit perëndimor

ursula von der leyen ne tirane

Sondazh

Poll