Politike

VIDEO/ Berisha feston 79-vjetorin, jep mesazhin për ditëlindje: Mbështetja juaj ka shtuar vitet e jetës time

Berisha ka dhënë paraditen e sotme në Facebook-un e tij një mesazh për të gjithë ndjekësit dhe ka falenderuar familjen, shoqërinë dhe mbështetësit për suportin e dhënë.

15 Tetor 2023, 10:52 Nga h.k
VIDEO/ Berisha feston 79-vjetorin, jep mesazhin për ditëlindje:
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish Kryeministri Shqipërisë, feston sot 79-vjetorin e ditëlindjes së tij. Berisha ka dhënë paraditen e sotme në Facebook-un e tij një mesazh për të gjithë ndjekësit dhe ka falenderuar familjen, shoqërinë dhe mbështetësit për suportin e dhënë.

Sot 79 vjeç! Miq,  nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetës time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim”, shprehet Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll