Sport

Portugalia nën masa ekstreme sigurie për ndeshjen ndaj Bosnje Hercegovinës!

Askush përveç punonjësve nuk do të mund të hyjë në hotel dhe kombëtarja portugeze kërkoi qetësi të plotë.

15 Tetor 2023, 17:54 Nga DOSJA
Portugalia nën masa ekstreme sigurie për ndeshjen ndaj Bosnje

BOSNJE HERCEGOVINE - Kombëtarja e Portugalisë mbërri†i sot në Bosnje dhe Hercegovinë, ku të hënën do të zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tetë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Portugezët u nisen nga Sarajeva në hotelin “Zenica”, ku do të qëndrojnë deri më 17 tetor, transmeton portali “Klix.ba”.

Mbërritja e Ronaldos dhe shokëve të tij të ekipit Zenica ishte rreth orës 15:00, ndaj qyteti ishte nën rrethim. Që në orët e para të mëngjesit në hotel dhe përballë tij janë zbatuar masat e sigurisë. Parkimi u mbyll për publikun, ashtu si edhe vetë hoteli.

Gjithçka prej sigurisë personale të Cristiano Ronaldos dhe siguria shtesë e kombëtares portugeze, me më shumë se 50 policë që do të kujdesen për rivalin e Bosnjes.

Askush përveç punonjësve nuk do të mund të hyjë në hotel dhe kombëtarja portugeze kërkoi qetësi të plotë.

Kombëtarja portugeze shoqërohet nga shefi i tyre personal I kuzhinës, i cili do të mbikëqyrë përgatitjen e vakteve nga shefi i hotelit Zenica.

Përveç dhomave të masazhit, Portugalia kërkoi edhe një sallë takimesh dhe një dhomë të veçantë për rekreacion. Me kërkesën e tyre, gjatë qëndrimit të portugezit nuk do të ketë klientë të tjerë në hotel.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll