Sport

“Daily Mail”: Sir Jim Ratcliffe blen 25% të aksioneve në Manchester United...

Tymi i bardhë në negociatat e familjes Glazer me Sir Jim Ratcliffe. Britaniku do të blejë bllokun e pakicës së aksioneve për rreth 1.5 miliardë euro

15 Tetor 2023, 15:30 Nga DOSJA
“Daily Mail”: Sir Jim Ratcliffe blen 25% të aksioneve në

ANGLI - Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Katarit për të arritur një marrëveshje me Glazers për blerjen e Manchester United, Sir Jim Ratcliffe shfrytëzoi rastin për të luajtur "kartën" e tij për klubin.

Megjithatë, ndryshe nga Sheikh Yassim, biznesmeni britanik u tregua më pak... i guximshëm. Sipas “Daily Mail”, Ratcliffe do të marrë 25% të aksioneve të “Djajve të Kuq”, një lëvizje sigurisht që në Angli interpretohet si hapi i parë drejt një marrjeje të plotë!

Megjithatë, tani për tani, miliarderi britanik do të blejë paketën minoritare të aksioneve në United për rreth 1.4 deri në 1.5 miliardë euro, një shumë që sipas anglezëve e kënaqi financiarisht familjen Glazer.

Tashmë mbetet të shihet nëse informacionet e “Daily Mail” do të konfirmohen nga palët e përfshira, të cilët prej muajsh kërkojnë zgjidhje!

Për 100% Glazers po kërkonin 8 miliardë dollarë, me ofertën e fundit të Sheikhut afër 7 miliardë dollarë plus 1.5 miliardë dollarë investime shtesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll