Sport

Ja kush është “Robin Hudi” që pushtoi stadiumin në ndeshjen Hungari-Serbi!

Famëkeqi "Bećar" dhe banda e tij grabitën dhe vranë në rajon. Është interesante se hungarezët e shohin atë si Robin Hudin e tyre, sepse ai dyshohet se vodhi para nga pronarët e pasur të tokave dhe ua jepte të varfërve.

15 Tetor 2023, 17:47 Nga DOSJA
Ja kush është “Robin Hudi” që pushtoi stadiumin

HUNGARI - Tërhoqi shumë vëmendjen e publikut koreografia e tifozëve hungarezë në stadiumin “Ferenc Puskas”. Para fillimit të ndeshjes ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë në Budapest, tifozët vendas ngritën një pankartë të madhe me imazhin e kontroversit Sandor Roža.

Bëhet fjakë për banditin më të famshëm hungarez i cili në shekullin e 19-të “brodhi” në zonat e Hungarisë jugore dhe Vojvodinës.

Famëkeqi "Bećar" dhe banda e tij grabitën dhe vranë në rajon. Është interesante se hungarezët e shohin atë si Robin Hudin e tyre, sepse ai dyshohet se vodhi para nga pronarët e pasur të tokave dhe ua jepte të varfërve.

Ai lindi në vitin 1813 në qytetin e vogël të Reskës, ku sot ndodhet pika kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë. Në moshën 23-vjeçare, ai përfundoi në burgun e Szeged, por shpejt u arratis dhe formoi një bandë që grabiti udhëtarët.

Ai arriti një marrëveshje me politikanin dhe udhëheqësin e famshëm të Revolucionit Hungarez, Košut Lajos, për t'iu bashkuar Revolucionit Hungarez në 1848 me bandën e tij prej 150 banditësh, prandaj shumë e shohin atë si një hero sot. Ai u amnistua për të gjitha krimet, megjithatë, pas rënies së revolucionit, ai u arratis dhe u kthye në mënyrën e mëparshme të jetesës.

Në 1857, ai u kap dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ai kaloi nëntë vjet në burgjet e Suboticës dhe Petrovaradinit të sotëm, derisa u lirua me një amnisti të përgjithshme në vitin 1869.

Ai vazhdoi të grabiste trena dhe një vit më vonë u kap përsëri dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Vdiq në vitin 1878 nga tuberkulozi në burgun e Gerlës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll