Politike

E paditi për shpifje, studiuesi nxjerr videon e arrestimit të Fredi Belerit nga policia greke

Sipas videos së publikuar nga Bido, arrestimi i Belerit është bërë në vitin 1995.

14 Tetor 2023, 10:23 Nga r.ll
E paditi për shpifje, studiuesi nxjerr videon e arrestimit të Fredi
ardit bido

TIRANË-Studiuesi Ardit Bido është paditur nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri për shpifje. Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga vetë Bido

Ky i fundit përmes videove në rrjetet sociale ka publikuar edhe dokumentin e padisë nga Beleri edhe momentin e arrestimit të tij nga policia greke. Sipas videos së publikuar nga Bido, arrestimi është bërë në vitin 1995.

Fredi Beleri është arrestuar vetëm dy ditë para zgjedhjeve pasi u kap duke siguruar vota në këmbim të parave. Edhe sot Beleri ndodhet pas hekurave, dhe nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ardit Bido (@bidoardit)

fredi beleri ardit bido

Sondazh

Poll