Politike

Samiti i Berlinit/ Bregu: Moment kritik që të arrijmë marrëveshjet për finalizimin e këtij bashkëpunimi rajonal

Bregu vendoi në vëmendje zhvillimet e ditës së hënë në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Ajo vuri në fokus rëndësinë e disa marrëveshjeve që priten të nënshkruhen mes vendeve.

13 Tetor 2023, 11:13 Nga h.k
Samiti i Berlinit/ Bregu: Moment kritik që të arrijmë
Majlinda Bregu

TIRANË-Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu mori pjesë paraditen e sotme në konferencën “Roli i Parlamentit në Procesin e Berlinit”. Bregu vendosi në vëmendje zhvillimet e ditës së hënë në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Ajo vuri në fokus rëndësinë e disa marrëveshjeve që priten të nënshkruhen mes vendeve.

“Pavarësisht kësaj, kur kemi bërë vlerësimin e arritjeve në procesin e Berlinit dhe kemi parë veprimet që duhet të ndërmerreshin, qoftë në nivel sasior apo cilësor, duke pasur një plan veprimi më konsensual, besoj se ky do të jetë një moment kritik sa i përket të gjithë parlamenteve me qëllim që ata të arrijnë marrëveshjet e tyre të përbashkëta dhe të bien në parim për dakordësinë për të përfshirë të gjithë lojtarët parlamentarë që duhet të bëjnë finalizimin e këtij bashkëpunimi rajonal. Do të merrni më shumë informacion pasi të ketë përfunduar samiti.

Të dielën, presidentja von der Leyen do të jetë në rajon dhe është detyra e Luigit të jetë ai që do të organizojë. Do të takohemi të gjithë të hënën, disa marrëveshje do të shkruhen të hënën, një marrëveshje e re e përgatitur nga ne për t’u nënshkruar me të gjithë shtetet e rajonit, dhe do t’i shtohen edhe tre profesione që janë propozuar në Berlin vitin e kaluar. Nga Tetori, si pjesë të axhendës dixhitale, ka hyrë në fuqi reduktimi i tarifave roaming.

Ballkani po jep një shembull sikurse të gjithë vendet e botës që po jetojnë në kohëra të pasigurta. Përtej kësaj, përpiqemi të bëjmë maksimumin në këtë proces. Ka një arsye pse rajoni po mblidhet së bashku”, shtoi Bregu.

konferenca roli parlamentit ne procesin e berlinit

Sondazh

Poll