Politike

“Mënyra më e mirë për tu integruar në BE “/ Hasani: Duhet të jemi të bashkuar në aspketin politik si rajon

Nga ana tjetër Hasani përmendi dhe lehtësimet që Shqipëria përfiton nga disa vendime që priten të merren lidhur me uljen e tarifave romaning dhe korridoret e gjelbërta.

13 Tetor 2023, 11:24 Nga h.k
“Mënyra më e mirë për tu integruar në BE “/
Igli Hasani, Ministri i Jashtëm

TIRANË-Igli Hasani, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në fjalën e tij ditën e sotme lidhur me samitin e Procesit të Berlinit, ka thënë se “16 Tetori do të ketë disa vendimi konkrete”. Ministri vlerësoi ekspertizën e Kuvendit të Shqipërisë, që sipas tij do të rrisë performancën e vendit gjatë diskutimit.

Nga ana tjetër Hasani përmendi dhe lehtësimet që Shqipëria përfiton nga disa vendime që priten të merren lidhur me uljen e tarifave romaning dhe korridoret e gjelbërta. Hasani e quajti zhvillimin e samitit në Tiranë një ngjarje histore që ndodh për herë të parë në rajon.

"Në aspektin politik të jemi të bashkuar dhe të shohim para, se është e vetmja mënyrë se si ky rajon mund të ecë dhe të integrohet. Duhet të lërë mbrapa narrativën politike. Dy vite më parë u krijua një zonë e lirë romaning, që nga 1 tetori patëm uljen e tarifave. Për të sjellë edhe një shembull domethënës, korridoret e gjelbra që ishin jetike gjatë pandemisë për të mbajtur gjallë tregtinë, marrëveshjet që u mundësojnë njerëzve të udhëtojnë më lehtë. Javës tjetër do i bashkohen edhe rezultatet e samitit të datës 16 tetor. Hera e parë që mbahen në rajon, do dalë me rezultate konkrete. Padyshim kanë nevojë për përfshirjen e parlamenteve. Kuvendi i Shqipërisë ka një ekspertizë shumë të mirë. Do japin rezultate konkrete dhe do përmirësojnë arritjet e procesit të Berlinit."-u shpreh Hasani. 

konferenca roli parlamentit ne procesin e berlinit igli hasani

Sondazh

Poll