Politike

Samiti i Berlinit/ Berisha: Libri i zi i farsës elektorale është shpërndarë në të gjitha qendrat

Ish-kryeministri bëri të ditur se libri i Farsës Elektorale është shpërndarë pranë çdo zyre përfaqësuese të lart në vend nga NATO, OSBE, BE dhe në Këshillin e Europës.

13 Tetor 2023, 12:39 Nga h.k
Samiti i Berlinit/ Berisha: Libri i zi i farsës elektorale është
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e ditës së premte me gazetarët ka komentuar zhvillimin e samitit të Procesit të Berlinit. Berisha hodhi poshtë çdo pretendim që Partia Demokratike mund të bëj protestë në 16 Tetor. Ish-kryeministri bëri të ditur se libri i Farsës Elektorale është shpërndarë pranë çdo zyre përfaqësuese të lart në vend nga NATO, OSBE, BE dhe në Këshillin e Europës.

"Nuk kemi parashikuar protestë ditën e samitit, por dokumentet elektorale janë shpërndarë në të gjithë botën. Libri i zi i farsës elektorale është shpërndarë në të gjitha qendrat, në të gjitha qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve anëtare të OSBE, BE dhe Këshillit të Europës. Libri është dërguar kapitull për kapitull online ODIHR-it dhe ne jemi shumë të kënaqur me raportin objektiv profesional që ata kanë publikuar."- tha Berisha gjatë konferencës. 

sali berisha

Sondazh

Poll