Politike

Nuk u bashkuan me Ramën, por ja ku u bënë bashkë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Nuk dihet nëse Kurti, Grubi dhe Bektashi u ftuan nga Federata Shqiptare e Futbollit, nga Qeveria Shqiptare apo ishte dëshira e tyre për të ndjekur ndjeshjen nga afër. 

13 Tetor 2023, 14:01 Nga Dosja.al
Nuk u bashkuan me Ramën, por ja ku u bënë bashkë
Kurti dhe Balluku

TIRANË- Mbrëmja e kaluar ishte spektakël në fushë, por jo në sferën politike. Në stadium, u shfaqën dy liderët e Shqipërisë dhe Kosovës, por në kate të ndryshme. Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti ishin të ndarë në kate të ndryshme në stadiumin ‘Air Albania’ dhe në asnjë moment nuk u pa të kishte një takim mes tyre. E vetmja nga Shqipëria që ishte pranë Kurtit, ishte zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku.

Rama ndodhej në tribunë me Presidentin e FSHF-së Armand Duka, bashkëshorten e tij dhe djalin, ndërkohë që Kurti ndodhej një kat më lart, nën shoqërinë e Ballukut. Ai mbërriti në Tiranë i shoqëruar nga djali i Jasharit, ndërsa në tribunë ishte pranë, ministrit të brendshem të Kosovës Xhelal Zveçla, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi dhe ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bektashit.

Edhe pse Rama nuk ishte në shoqërinë e tyre, në ditën që u miratua rezoluta për Kosovën, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u bënë bashkë.

Nuk dihet nëse Kurti, Grubi dhe Bektashi u ftuan nga Federata Shqiptare e Futbollit, nga Qeveria Shqiptare apo ishte dëshira e tyre për të ndjekur ndeshjen nga afër. 

ndeshja shqiperi-ceki belinda balluku

Sondazh

Poll