Sport

Neymar sulmohet nga tifozët pas barazimit me Venezuelën: “Nuk e pashë se çfarë ishte, por diçka më goditi dhe u nervozova”...

Sulmuesi ka qenë duke u larguar nga fusha e lojës, kur një objekt I hedhur nga tribuna e ka goditur në kokë dhe ai ka reaguar duke treguar me gisht tifozin që e kishte sulmuar.

13 Tetor 2023, 14:23 Nga DOSJA
Neymar sulmohet nga tifozët pas barazimit me Venezuelën: “Nuk e

BRAZIL - Mëngjesin e sotëm u luajt ndeshja mes Brazilit dhe Venezuelës në kualifikueset e CONMEBOL, e cila u mbyll me një barazim historik 1-1 mes dy skuadrave. Brazilianët kaluan në avantazh me golin e Gabrielit, por në minutat e fundit Eduard Bello barazoi me një gol spektakolar. Edhe pse kjo mbeti një anekdotë, kur Neymar po largohej nga fusha, tifozët e sulmuan duke i hedhur një send në kokë .

Tifozët e Rios janë shprehur shumë të mërzitur për ndeshjet e fundit të skuadrës braziliane.  Një seri paraqitjesh të këqija që i atribuohen mbi të gjitha Neymarit. Një ndeshje në të cilën tifozët e pranishëm përfunduan duke shpërthyer dhe ku njëri prej tyre përfundoi duke kaluar vijën e kuqe.

Pasi përfundoi ndeshja në “Arena Pantanal”, një tifoz brazilian hodhi një objekt që goditi Neymar në fytyrë. Një akt që përfundoi, duke e inatosur lojtarin brazilian, i cili kundërshtoi haptazi veprimin e tifozit, të cilit i drejtoi gishtin tregues, ndërsa i bërtiste pak para se të hynte në tunelin e dhomës së zhveshjes.

Pas ndeshjes së kombëtares, Neymar doli për të folur për mediat dhe për të dënuar sulmin që kishte pësuar: " As nuk e pashë se çfarë ishte, por kur më goditi, u nervozova. Unë e dënoj këtë lloj qëndrimi, nuk duhet bërë, është keq për futbollin, për qeniet njerëzore”. Ndonëse ai nuk u ndal me kaq, dhe shtoi: "Një person që bën një gjë të tillë nuk është një njeri i edukuar, ai nuk do të jetë në gjendje të edukojë një fëmijë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse ankohet kaq shumë, duhet të ishte stërvitur më mirë dhe të ishte vetë në fushë, jo unë”.

Një mbrojtje që përfundonte me forcë: “Unë nuk vij këtu me pushime, aq më pak për të ecur, erdha të bëj atë që më pëlqen më shumë, që është të luaj futboll dhe të mbroj vendin tim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll