Sport

Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla në “Air Albania”, duke shijuar fitoren e Shqipërisë...

Zyrtarët më të lartë të qeverisë së Kosovës, kanë shijuar fitoren e Shqipërisë në “Air Albania”

13 Tetor 2023, 07:32 Nga DOSJA
Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla në “Air Albania”,

TIRANE - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte të enjten mbrëma i pranishëm në stadiumin “Air Albania”, duke shijuar fitoren e bukur të kuqezinjve të Shqipërisë.

Ai shoqërohej ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, duke shijuar fitoren e kombëtares shqiptare.

Bashkë me ta në stadium ishte edhe Lulzimi, djali i komandantit legjendar Adem Jashari.

Shqipëria e mposhti Çekinë me rezultat 3-0, duke bërë hap gjigand drejt kualifikimit për në “Euro 2024”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll