Sport

Kupa e Botës 2026/ Argjentina mposht Paraguajin, Messi i pafat... godet shtyllat

Si pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 në zonën Amerikës së Jugut, Argjentina fitoi 1-0 të enjten në Buenos Aires kundër Paraguajit, falë një goli të Nicolas Otamendi. Zëvendësues në fillim, Lionel Messi hyri në lojë në pjesën e dytë dhe goditi dy herë shtyllat.

13 Tetor 2023, 10:58 Nga DOSJA

Kupa e Botës 2026/ Argjentina mposht Paraguajin, Messi i pafat... godet

ARGJENTINE - Albicelestët përfituan nga gabimi i Brazilit ( 1-1 kundër Venezuelës ) për të zënë vendin e parë në renditjen e zonës së Amerikës së Jugut, si pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Dominues në lojë (70% e zotërimit të topit, 17 gjuajtje, 5 në objektivi), argjentinasit u mbështetën në një gol të Nicolas Otamendi, nga një goditje nga këndi i Rodrigo de Paul, për të mundur Paraguajin të enjten në Buenos Aires, i cili i kaloi në epërsi që në minutën e 3-të Albicelestët.

Pjesa tjetër e ndeshjes u shënua me hyrjen në lojë të Lionel Messit, në minutën e 53-të në vend të Julian Alvarez (Manchester City). Ylli argjentinas u dallua dy herë, fillimisht nga gjuajtja e lirë kur goditi traversën (76’) dhe më pas tronditi shtyllën e majtë (94’).

Kjo fitore e Argjentinës ndaj Paraguajit i lejoi Emiliano Martinezit të thyente një rekord kombëtar, atë të minutave më të shumta pa pësuar gol (622). Golat e tij të fundit të pësuar datojnë nga 18 dhjetori 2022 dhe finalja e Kupës së Botës të fituar kundër skuadrës së Francës (3-3, 4-2 me penallti).

Argjentina do të përballet me Perunë të mërkurën në orën 4 të mëngjesit, për të shpresuar të konsolidojë vendin e parë në renditje e zones së Amerikës së Jugut.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll