Sport

Asllani: “Te Interi luaj pak, por mësoj shumë; Jam gati të shfrytëzoj mundësitë”...

“Jam gjithmonë njësoj i lumtur, si këtu, edhe te Interi. Jam gjithmonë gati të shfrytëzoj rastet e mia në fushë”.

13 Tetor 2023, 06:15 Nga DOSJA
Asllani: “Te Interi luaj pak, por mësoj shumë; Jam gati të

TIRANE - Kristjan Asllani është padyshim një prej liderëve të mesfushës së Shqipërisë, teksa pas ndeshjes foli jo vetëm për triumfin ndaj Çekisë, por edhe për mundësitë e pakta te Interi.

Një ndeshje thuajse perfekte. Të gjithë i druheshim edhe dështimit, por ju a e kishit menduar që do ta fitonit kaq bindshëm? “E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen, pasi kishim luajtur para një muaji me Çekinë dhe e njihnim mirë. E dinim që na vinin në vështirësi me fizikun, ndaj provonim të mbanim topin gjithmonë”.

Pamë një pasim fantastik për Cikalleshin. Nuk e dimë a i ndjek ndeshjet e Kombëtares tonë Simone Inzaghi? “Nuk e di. Besoj se po, por unë jam gjithmonë njësoj i lumtur, si këtu, edhe te Interi. Jam gjithmonë gati të shfrytëzoj rastet e mia në fushë”.

Te Kombëtarja dukeni shumë i lirshëm, ndërsa te Interi më i ndrydhur… “Këtu luaj rregullisht dhe atje jo. Duhet të pranoj se kam përpara një mesfushor si Calhanoglu, një nga tre më të mirët në rolin e tij dhe po mësoj shumë prej tij. Megjithatë këtë sezon po punoj shumë në stërvitje dhe në shtëpi, në mënyrë që të shfrytëzoj në maksimum mundësitë e mia”.

Mos ndoshta në Kombëtare ju ndihmon fakti që keni edhe Ramadanin në krah? “Unë te Interi erdha për të bërë atë rol, pasi e kam bërë gjithmonë edhe te të rinjtë e Empolit. Tani po bën mirë Calhanoglu, por unë vijoj të punoj për t’u përmirësuar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll