Art&Argëtim

E tradhtoi disa herë! Khloe Kardashian nuk e mohon se mund të rikthehet sërish me Tristan Thompson

Megjithëse Tristan e tradhtoi kur ajo ishte shtatzënë, ajo u përpoq t’i jepte mundësi të tjera.

12 Tetor 2023, 19:17 Nga f.i
E tradhtoi disa herë! Khloe Kardashian nuk e mohon se mund të
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

SHBA- Khloe Kardashian ka habitur me deklaratën e papritur në episodin e radhës “The Kardashian". Khloe deklaroi se marrëdhënia mes saj dhe Tristan, ish-in që e tradhtoi disa herë ka marrë fund, por tanimë, i referohet atij si “njeriu i saj” dhe thotë se në një të ardhme, mund të pajtohen sërish, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithëse Tristan e tradhtoi kur ajo ishte shtatzënë, ajo u përpoq t’i jepte mundësi të tjera dhe shihte çdo herë si ai e tradhtonte sërish. Pavarësisht të gjithave Kardashian la të kuptohej se nuk e ka vendosur përgjithmonë Thompson në zonën e miqve.

“Nuk e di se ç’do të ndodhë pas 5-10 viteve. Nëse ai është “njeriu im”, është e shkruar të jetë, por tani, nuk dua që ta vështirësoj më shumë jetën time”, tha ajo.

Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, vajzës True 5 vjeç dhe djalit Tatum 1 vjeç.

khloe kardashian dhe tristian khloe kardashian

Sondazh

Poll