Art&Argëtim

E papritur! Jada Pinkett Smith: Jam ndarë nga Will Smith para 7 vitesh

Aktorja 52-vjeçare është e martuar me ish-yllin e "Fresh Prince of Bel-Air" që nga viti 1997

12 Tetor 2023, 07:50 Nga A.B
E papritur! Jada Pinkett Smith: Jam ndarë nga Will Smith para 7 vitesh
Jada dhe Will

SHBA-Jada Pinkett-Smith ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti Will Smith kanë qenë të ndarë për shtatë vitet e fundit. Aktorja 52-vjeçare është e martuar me ish-yllin e "Fresh Prince of Bel-Air" që nga viti 1997. Ata kanë bashkë fëmijë Jaden dhe Willow, si dhe djalin e Smith, Trey, të cilin e kishte me gruan e tij të parë, Sherry Zambino.

Në një intervistë të re me revistën People, Pinkett-Smith ndau disa gjëra mbi marrëdhënien e saj me yllin fitues të Oscar, King Richard. Kur u pyet për statusin e martesës së tyre, Pinkett-Smith u përgjigj: "Ne ende po përpiqemi ta kuptojmë".

Ajo më pas zbuloi se në kohën e ndarjes së çmimeve të Akademisë 2022, kur Smith goditi Chris Rock-un, ata ishin ndarë për gjashtë vjet.

"Ne kemi bërë një punë vërtet të rëndë së bashku. Ne thjesht kemi një dashuri të thellë për njëri-tjetrin dhe do të kuptojmë se çfarë do të thotë kjo për ne."

Përsa i përket fëmijëve të saj, aktorja i ka vlerësuar sesi e kanë ndihmuar të rritet. “ ëmijët e mi, ata janë guru të vegjël. Ata më kanë mësuar një ndjenjë të thellë të vetëpranimit”.

will smith jada pinkett smith

Sondazh

Poll