Art&Argëtim

Dështojnë negociatat mes Hollivudit dhe aktorëve, pezullohet prodhimi i filmave gjatë vjeshtes

Aktorët thanë gjithashtu se studiot "refuzojnë të mbrojnë interpretuesit që të mos zëvendësohen nga AI", ndërsa AMPTP tha se kishte premtuar të merrte pëlqimin e aktorëve përpara se të përdorte çdo kopje dixhitale të ngjashmërisë së tyre.

12 Tetor 2023, 17:44 Nga f.i
Dështojnë negociatat mes Hollivudit dhe aktorëve, pezullohet
foto ilustruese

SHBA- Negociatat midis studiove të Hollivudit dhe sindikatës së aktorëve SAG-AFTRA u pezulluan, që do të thotë se prodhimi i serialeve dhe filmave të caktuar është pezulluar për një periudhë tre mujore. Reuters shkruan se bisedimet dështuan pasi të dy palët u përplasën për të ardhurat nga transmetimi, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe çështje të tjera në thelb.

Studiot thanë se po i përfundonin bisedimet sepse “nuk po na çonin në një drejtim pozitiv”. Hendeku me anën e aktorëve “është shumë i madh”, argumentojnë studiot. Ata gjithashtu argumentojnë se propozimi i fundit i aktorëve mund të kushtojë 800 milionë dollarë shtesë në vit dhe të krijojë “një barrë financiare të papërballueshme”.

Aktorët thanë gjithashtu se studiot "refuzojnë të mbrojnë interpretuesit që të mos zëvendësohen nga AI", ndërsa AMPTP tha se kishte premtuar të merrte pëlqimin e aktorëve përpara se të përdorte çdo kopje dixhitale të ngjashmërisë së tyre.

hollivud aktore

Sondazh

Poll