Art&Argëtim

Del në ankand xhaketa e veshur nga Michael Jackson në reklamën e ‘Pepsi’

Xhaketa do të jetë në shitje që nga 10 nëntori përmes Propstore dhe sipas TMZ mund të kushtojë nga 230,000 deri në 460,000 dollarë.

11 Tetor 2023, 16:41 Nga f.i
Del në ankand xhaketa e veshur nga Michael Jackson në reklamën e
Michael Jackson 

BRITANI E MADHE- Një veshje ikonë e Michael Jackson do të dalë në ankand. Bëhet fjalë pë xhaketën bardhë e zi, të cilën këngëtari e veshi në një prej reklamave të tij ‘Pepsi Generation’ në vitin 1984. Xhaketa do të jetë në shitje që nga 10 nëntori përmes Propstore dhe sipas TMZ mund të kushtojë nga 230,000 deri në 460,000 dollarë.

Del në ankand xhaketa e veshur nga Michael Jackson në reklamën e
xhaketa

Bashkë me xhaketën e Jackson do të jetë një foto e tij duke e veshur së bashku me Wendell Thompson, i cili u takua me yllin e ndjerë të pop-it në vitin 1980 në moshën 12-vjeçare. Xhaketa iu dha Wedell Thompson shumë kohë më parë, babai i të cilit ishte një estetist që punonte me Michael Jackson. Më 10 nëntor, Propstore do të nxjerrë në ankand mbi 200 artikuj muzikorë origjinalë.

michael jackson

Sondazh

Poll