Art&Argëtim

I dhanë fund martesës, por cilat janë kushtet e veçanta të divorcit të Ariana Grande dhe Dalton Gomez

Ariana Grande dhe Dalton Gomez janë të ndaluar të publikojnë çdo fotografi, kasetë, film ose regjistrim që përfshin çdo aspekt të jetës së tyre të përbashkët.

11 Tetor 2023, 18:24 Nga f.i
I dhanë fund martesës, por cilat janë kushtet e veçanta
Ariana Grande dhe Dalton Gomez

SHBA- Detaje të reja janë zbuluar nga marrëveshja e divorcit të Ariana Grande dhe Dalton Gomez. Marrëveshja përmban disa pika nga shitja e shtëpisë së tyre prej 6 milionë dollarësh në Los Angeles deri te rregullat strikte në fuqi.

Ndryshe nga ndarjet e pasurisë që kemi dëgjuar, në rastin e dyshes është Dalton ai që do të marrë 1.25 milionë dollarë, madje  këngëtarja do të paguajë gjithashtu 25 mijë dollarë nga tarifat e avokatit të Dalton. Gjatë martesës së tyre, Ariana Grande dhe Dalton Gomez ndanë një rezidencë në Los Angeles. Për shkak të vendimit të tyre për t'u ndarë, kjo pronë do të shitet. Ish-çifti fillimisht do të paguajë hipotekën e tyre prej 6 milionë dollarësh përpara se të ndajnë fitimet në mënyrë të barabartë.

Një pikë e pazkontë është klauzola e rreptë e konfidencialitetit. Ariana Grande dhe Dalton Gomez janë të ndaluar të publikojnë çdo fotografi, kasetë, film ose regjistrim që përfshin çdo aspekt të jetës së tyre të përbashkët. Gjithashtu gjykata i ka ndaluar ata të shkruajnë libër, të marrin pjesë në intervista ose të kontribuojnë në çdo formë botimi në lidhje me marrëdhënien e tyre. Këto dispozita të konfidencialitetit zbatohen për të dyja palët dhe janë ligjërisht të zbatueshme.

Çifti kanë finalizuar divorcin javën e kaluar pas dy vitesh martesë, shkruan Dailymail. 

ariana grande dalton gomez

Sondazh

Poll