Sport

Hummels rikthehet në ‘Mannschaft’, Nagelsmann: "Kjo është arsyeja pse e thirra përsëri"

"Ai është shumë i mirë në drejtimin e lojës dhe shokëve të tij në fushë, në transferimin e ideve të trajnerit. Edhe te Dortmundi ai flet shumë për të ndihmuar të tjerët”.

12 Tetor 2023, 08:00 Nga DOSJA
Hummels rikthehet në ‘Mannschaft’, Nagelsmann: "Kjo

GJERMANI - Julian Nagelsmann, trajneri i ri i Gjermanisë, solli menjëherë një frymë të freskët në raundin e tij të parë të thirrjeve për ‘Mannschaft’. Mes tyre është padyshim rikthimi i mbrojtësit Hummels, gjë të cilin ai e motivoi me reflektimet dhe fjalët e mëposhtme:

"Hummels është rikthyer në kombëtare për shkak të paraqitjeve të tij të fundit para së gjithash dhe më pas, sepse ai është shumë i mirë në drejtimin e lojës dhe shokëve të tij në fushë, në transferimin e ideve të trajnerit.

Edhe te Dortmundi ai flet shumë për të ndihmuar të tjerët. Ne kemi nevojë për lojtarë që marrin këto përgjegjësi. Dhe më pas morëm reagime shumë pozitive nga ai, tani ai është me ne dhe ne jemi shumë të kënaqur me këtë, pak sikur të ishte në telefon me mua."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll