Sport

Partizani e mbyll zyrtarisht me trajnerin, Zekiç shkon të takojë lojtarët përpara largimit! – VIDEO.

Nëse do t’ju duhet ndonjë këshillë ose diçka, numrin tim e keni, më merrni kur të doni. Më merrni për gjëra profesionale, personale apo familjare. Shpresoj t’ju shoh përsëri në Europë”.

11 Tetor 2023, 21:33 Nga DOSJA
Partizani e mbyll zyrtarisht me trajnerin, Zekiç shkon të

TIRANE - Zoran Zekiç i ka dhënë përshëndetjen e fundit ekipit pas largimit nga Partizani. Klubi kryeqytetas ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, momentin kur trajneri kroat takohet me skuadrën, përpara së cilës mban edhe një fjalim të shkurtër. Ligjërata e tij nis me një batutë, e përfundon me një dëshirë nga ana e Zekiçit, që t’i shohë përsëri lojtarët në Europë.

“Shoh fytyra të qeshura… jam i kënaqur kur ju shoh që jeni të lumtur që po iki (qesh). Ju e dini që dëshira ime është të shkoj në shtëpi, kjo është jeta. Ju falenderoj për këto 4 muaj që kaluam bashkë dhe shpresoj të më kujtoni për mirë. Ndonjëherë ju kam bërtitur për t’ju shtytur të jepni më shumë, për arsye profesionale. Nëse do t’ju duhet ndonjë këshillë ose diçka, numrin tim e keni, më merrni kur të doni. Më merrni për gjëra profesionale, personale apo familjare. Shpresoj t’ju shoh përsëri në Europë”, ka thënë Zoran Zekiçi.

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpartizaniclub%2Fvideos%2F662880292529416%2F&show_text=false&width=560&t=0" width="560" height="314" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll