Sport

Tévez, i keqardhur për nivelin intelektual të lojtarëve të tij: “Eshtë e turpshme, por në ekipin tim tre nuk dinë as të mbledhin”...

Ish-sulmuesi argjentinas, tashmë trajner i Independientes, kërkon që futbollistët të marrin mësime private

11 Tetor 2023, 18:37 Nga DOSJA
Tévez, i keqardhur për nivelin intelektual të lojtarëve

ARGJENTINE - Carlos Tévez ishte në një program në kanalin 'El Nueve' dhe la një reflektim shqetësues për nivelin social-kulturor të Argjentinës. Ish-lojtari, tani trajner i Independientes, ka pranuar se në skuadrën e tij ka lojtarë që nuk mund të bëjnë veprimet bazë të matematikës. 

“Për t’ju ​​dhënë një ide, unë bëj një ushtrim shpejtësie në fushë dhe me atë shpejtësi sjell temën e neuro-shkencës, në mënyrë që lojtarët të aktivizojnë shpejtësinë dhe kërkoj ta zgjidhin problemin, 2+2”, sqaroi ish-sulmuesi. "Tre djem që kam në skuadër, nuk do t'ua them emrat, më thanë se nuk dinë të mbledhin, apo të zbresin. Madje duke luajtur në kategorinë e parë! Ka varfëri."

Tévez, i cili ka drejtuar ekipin që nga gushti, pret t’i ndihmojë lojtarët e tij dhe synon të punësojë një mësues, në mënyrë që ata të marrin mësime private. “Është e tmerrshme ndryshimi që kemi, fajin e kemi të gjithë për këtë situatë, jo vetëm një, dy ose tre, jemi të gjithë!

Mund të ndihmojmë me ushqim, me fondatine, me shumë gjëra, por studimi është i rëndësishëm. Studimi është i rëndësishëm, në mënyrë që lojtari të dijë të mbrohet, të dijë se çfarë thotë. Nëse nuk e kupton se çfarë po nënshkruan në një kontratë, është jashtëzakonisht e vështirë të mbrosh familjen në të ardhmen”,- përfundoi 39-vjeçari, ish-futbollist, i cili kaloi nëpër klube si Boca Juniors, Corinthians, Manchester United, Manchester City dhe Juventus.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll