Aktualitet

Dhunuan 14 vjeçarin me shkop bejsbolli, Gjykata e Korçës lë në burg dy të miturit

Mësohet një 15-vjeçar bashkë me një 17-vjeçar tjetër kanë dhunuar rëndë të miturit pas një sherri të nisur në TikTok.

11 Tetor 2023, 15:26 Nga I.A
Dhunuan 14 vjeçarin me shkop bejsbolli, Gjykata e Korçës
Gjykata e Korces

KORÇË- Dy të miturit qeë dhunuar disa ditë më parë një 14-vjeçar me shufra hekuri dhe shkop bejsbolli janë lënë në burg nga Gjykata e Korçës. Mësohet një 15-vjeçar bashkë me një 17-vjeçar tjetër kanë dhunuar rëndë të miturit pas një sherri të nisur në TikTok.

Nga sherri masiv që ndodhi në Korçë, mbeti i dhunuar vetëm 14-vjeçari, ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe një 17-vjeçar tjetër. I mituri i dhunuar është dërguar fillimisht në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ditën e djeshme ka dalë nga intubimi.

gjykata e korçës

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Tetor 2023, 12:39 Dosja.al

“Beteja për 20 përqindëshin”

Ditën e djeshme, u prezantua botimi i titulluar “Beteja për 20 përqindëshin”, nën autorësinë e profesorit t&eum...