Aktualitet

SPAK tre vende vakante, s’ka aplikuar asnjë prokuror deri më tani

Nuk dihen ende arsyet përse nuk është shprehur asnjë interes për të qenë pjesë e SPAK, ndërsa mendohet se prokurorët mund ta lenë për në fund aplikimin, pasi afati është deri në datën 16 tetor ora 24:00.

11 Tetor 2023, 14:15 Nga A.B
SPAK tre vende vakante, s’ka aplikuar asnjë prokuror deri më
Mbledhja

TIRANË- 13 ditë pas hapjes së garës për tre vende vakante në Prokurorinë e Posaçme, SPAK deri më tani nuk ka aplikuar asnjë prokuror. Nuk dihen ende arsyet përse nuk është shprehur asnjë interes për të qenë pjesë e SPAK, ndërsa mendohet se prokurorët mund ta lenë për në fund aplikimin, pasi afati është deri në datën 16 tetor ora 24:00.

Aktualisht SPAK ka në detyrë 17 prokurorë të komanduar dhe një të emëruar. Vazhdimisht SPAK ka ngritur kërkesë për plotësimin e ekipit. KLP në një farë mënyre e pranoi fajësinë kur tha arsyet.

“E hapëm me vonesë për shkak të hartës së re gjyqësore”, tha Bujar Sheshi, anëtar i KLP-së.

SPAK u konstitua në vitin 2019. Pritet që prokurorët të shpalosin strategjinë e tyre se si do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndërkohë, kreyeprokurori Dumani një ditë më parë gjatë një takimi informal tha se SPAK-u shqiptar mund ta tejkalojë modelin rumun, qe hetoi dhjetëra ministra e zyrtarë. Por, për Dumanin e rëndësishme është provueshmëria.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën thirrje që të kandidojnë të gjithë prokurorët që në momentin e kandidimit plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Kanë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 vjet;

2. Nuk kanë masa disiplinore në fuqi;

3. Japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve
vetjake;

4. Sigurojnë pëlqimin e anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive
bankare dhe të telekomunikimeve vetjake.

/Marre nga TopChannel

spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Tetor 2023, 12:39 Dosja.al

“Beteja për 20 përqindëshin”

Ditën e djeshme, u prezantua botimi i titulluar “Beteja për 20 përqindëshin”, nën autorësinë e profesorit t&eum...