Aktualitet

Studentët e Drejtësisë i bashkohen protestës së Mjekësisë: Prekemi të gjithë, të bashkohen dhe fakultetet e tjera

Nga ana tjetër një prej studentëve nga fakultetet e tjera tha, se emigrimi është real por nuk mund të na detyrojnë të rrim.

11 Tetor 2023, 11:59 Nga h.k
Studentët e Drejtësisë i bashkohen protestës së
Protesta e studentëve

TIRANË-Protestës së Universitetit të Mjekësisë ditën e sotme i janë bashkuar dhe studentët të Universitetit të Tiranës. Një pjesë e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë kanë marrë pjesë në protestë, duke thënë se është diçka që na prek të gjithëve. Nga ana tjetër një prej studentëve nga fakultetet e tjera tha, se emigrimi është real por nuk mund të na detyrojnë të rrim.

"Jam studentet e Universitetit të Tiranës dhe i jam bashkuar se na prek dhe ne. Ne absolutisht mendojmë që emigrimi është real, ne nuk mund te na detyrojnë të rrim por të na plotësojnë kushtet. Mendoj se ajo që është më e rëndësishme është të kuptojmë se është dicka që na prek të gjithëve në një formë apo në një tjetër."-tha një prej studentëve të drejtësisë.

protestat e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll