Aktualitet

“Më vunë prangat në sytë të djalit”, Goxhaj flet pas daljes nga qelia: Do të tregojë dhe emra të tjerë, shteti shqiptar nuk më mbështeti

Ish-luftëtari i UÇK-së ka dhënë detaje mbi artikullin e shkruar nga ku Prokuroria Speciale nxorri dhe kërkesën e tij për ekstradim në Hagë.

11 Tetor 2023, 13:28 Nga h.k
“Më vunë prangat në sytë të djalit”, Goxhaj
Dritan Goxhaj

TIRANË-Dritan Goxha ish-luftari i UÇK-së ka reaguar ditën e sotme, një ditë pas lirimit të tij nga qelia, në lidhje me arrestimin e tij në 31 Korrik me kërkesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Goxhaj në një intervistë për Fax News ka folur mbi akuzat e ngritura dhe ka falenderuar opinionin publik që e ka mbështetur. Ai ka treguar dhe situatën prekëse gjatë arrestimit, kur djali i tij i vogël pa tek i vendosnin prangat.

Dua të falënderoj juve, median se luftuam bashke, nuk me latë vetëm. Luftën më të madhe e bëtë ju, që më mbeshtetet për të kërkuar këtë drejtësi. Fëmijët janë të vegjel, e gjeta mirë, u gëzua. Ata kanë botën e tyre”– ka thënë Goxhaj.

Ish-luftëtari i UÇK-së ka dhënë detaje mbi artikullin e shkruar nga ku Prokuroria Speciale nxorri dhe kërkesën e tij për ekstradim në Hagë.

I qëndroj asaj që kam thënë . Atdhetarizmi nuk është si shamitë e bukura, që kur veshim një kostum të bukur e vendosim që të ngjajë bukur. Patriotizmi nuk është prone e kurrëkujt, është një forme e gjithë popullit, njrëzve që kërkojnë të funksionojë shteti si institucion. Ne momentin që kam bërë artikullin më kanë thënë shokë të luftës që ki kujdes, se këta nuk do e lënë me kaq. Dhe kam pritur që gjykata dhe prokuroria do reagonte. Ajo që nuk prisja ishte veprimi i shtetit shqiptar. Pjese e administratës shqiptare, ministria e drejtësisë, policisë dhe një pjesë e Prokurorise nga mënyra se si reguan. Mënyra se si vepruan. Prisja një ftesë, një pyetje, sic e parasheh edhe ligji. Prokurori duhet të më thërriste, të më kërkonte arsyet e rrethanave . Veprimi nga ana e shtetit në këtë mënyrë, ishte e papritur. Perkulja e shtetit deri ne fund, ishte gjëja që më doli jashtë cdo të papriture.”-ka thënë Goxhaj.

Kur pyetet nëse do ta botonte sërish artikullin dhe a ka ende gjëra të tjera për treguar rreth ngjarjes, Goxhaj përgjigjet:

Absolutisht po. Ato nuk janë të vetmit emra që kam deklaruar, ka edhe emra të tjerë. Do vazhdoj të shkruaj, në burg njeriu behet edhe me i qartë.”-përfundoi ai.

dritan goxhaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Tetor 2023, 12:39 Dosja.al

“Beteja për 20 përqindëshin”

Ditën e djeshme, u prezantua botimi i titulluar “Beteja për 20 përqindëshin”, nën autorësinë e profesorit t&eum...