Aktualitet

Dritan Goxhaj: Edhe pse nuk jam ekstraduar, telefoni dhe kompjuteri im janë në Hagë

11 Tetor 2023, 14:24 Nga A.B
Dritan Goxhaj: Edhe pse nuk jam ekstraduar, telefoni dhe kompjuteri im janë
Dritan Goxhaj

TIRANË- Gjykata e Apelit vendosi një ditë më parë lirimin nga qelia të ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj duke mos lejuar ekstradimin e tij. Teksa ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking", ai zbuloi në fillim të bisedës skandalin me Prokurorinë e Tiranës, e cila në kundështim me ligjin i ka transferuar sendet personale në Hagë.

“E kemi pasur shumë të vështirë të komunikonim me ju, e keni ende të mbyllur telefonin?”, u pyet Goxhaj nga moderatorja Dardha.

“Nuk kam ndërruar, por prokuroria e Tiranës në kundërshtim me të gjitha ligjet e këtij vendi i ka transferuar të gjitha pajisjet e mia elektronike, kompjuterin dhe telefonin tim personal, Gjykatës Penale të Hagës pa u bërë ekstradimi dhe pa u vendosur nga Gjykata ekstradimi im. Pra edhe pse nuk jam ekstraduar telefoni im është në Hage. Diçka absurde që ndodh në këtë vendin tonë”, tha Goxhaj.  

Goxhaj akuzohej nga Prokuroria Speciale, se nëpërmjet një statusi të bërë në rrjetin social “Facebook”, ka intimiduar dëshmitarët në procesin për krime lufte që po zhvillohet në Hagë, kundër drejtuesve të UÇK-së.

dritan goxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Tetor 2023, 12:39 Dosja.al

“Beteja për 20 përqindëshin”

Ditën e djeshme, u prezantua botimi i titulluar “Beteja për 20 përqindëshin”, nën autorësinë e profesorit t&eum...