Aktualitet

E reja italiane u raportua e humbur në Tiranë, e ëma njofton se është gjetur

Alarmin për zhdukjen e saj e dha e ëma, Arianna Lombardo Moderini Meriggi, e cila njoftoi se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

10 Tetor 2023, 09:58 Nga r.ll
E reja italiane u raportua e humbur në Tiranë, e ëma njofton se
Olga

TIRANË-Një shtetase italiane u raportua e humbur sot në Shqipëri. Alarmin për zhdukjen e saj e dha e ëma, Arianna Lombardo Moderini Meriggi, e cila njoftoi se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

Mësohet se fatmirësisht e reja italiane është gjetur dhe këtë e bëri me dije e ëma në rrjetet sociale.

"Olga u gjet. Falënderojmë të gjithë nga zemra për ndihmën e tyre të paçmuar. Falë aksioneve tuaja arritëm te njerëzit e Tiranës dhe gjetëm Olly." shkruante ajo. 

Policia gjithashtu ka reaguar për ngjarjen ku thanë se 27-vjeçarja e quajtuir Olga është shoqëruar me ambulancë në QSUT pasi kishte pirë shumë gjatë qëndrimit në njërin prej lokaleve të kryeqytetit. Policia madje bën me dije se nga pija e reja ka shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në lidhje me një rast të publikuar në mediat online, për një shtetase italiane e cila ka humbur kontaktet me familjen, ju informojnë se ditën e djeshme, shtetasja O. M., 27 vjeçe, pas konsumimit të pijeve alkoolike gjatë qëndrimit në një lokal në rrugën “At Zef Valentini”, ka shfaqur probleme shëndetësore nga konsumimi i alkoolit si dhe probleme të shëndetit mendor. 27-vjeçarja është shoqëruar nga ambulanca për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 arianna lombardo moderini meriggi

Sondazh

Poll