Politike

Presidenti maqedonas vizitë në Tiranë, Pendarovski do të pritet nga Meta nesër në orën 12:00

25 Tetor 2019, 18:55 Nga DOSJA
Presidenti maqedonas vizitë në Tiranë, Pendarovski do të

TIRANË– Presidenti i vendit ilir Meta do të presë në një vizitë zyrtare ditën e nesërme, homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Lajmi bëhet me dije nga zyra për shtyp e presidencës. Ndërsa, mësohet se ceremonia e pritjes së Pendarovskit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave në orën 12:00.

Njoftimi i presidencës:

Me ftesë të Presidentit të Republikës, SH.T.Z Ilir Meta, nesër në vendin tonë do të zhvillojë një vizitë shtetërore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut SH.T.Z Stevo Pendarovski

Presidenti  Sh.T.Z Stevo Pendarovski, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00.Pas takimit, është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve. KUJTESE/ Konferenca me regji qendrore nga TVSH.

Ndërkohë Pendarovski do të takohet edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë vizitës në Tiranë, Pendarovski  do të mbajë fjalim në Samitin e paqes të Evropës Juglindore nën organizim të Federatës Universale për Paqe.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta stevo pendarovski stevo pendarovski vizite ne tirane ilir meta stevo pendarovski stevo pendarovski vizite ne tirane

Sondazh

Poll