Aktualitet

Plagosja e 14-vjeçarit në Korçë/ I mituri nuk kishte lidhje me sherrin, shkoi të ndihmonte shokun dhe u godit në kokë

Mësohet se 14-vjeçari nuk është përfshirë në sherr por ka shkuar për të ndihmuar shokun e tij që po konfliktohej fizikisht me disa adoleshentë të tjerë. 

9 Tetor 2023, 14:20 Nga a.l
Plagosja e 14-vjeçarit në Korçë/ I mituri nuk kishte
Foto ilustruese

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 14-vjeçarit në Korçë pasi një sherri me disa bashkëmoshatarë të tij. I mituri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për një mjekim të specializuar pas një goditjeje të rëndë që ka marrë në kokë me sende të forta. 

Mësohet se 14-vjeçari nuk është përfshirë në sherr por ka shkuar për të ndihmuar shokun e tij që po konfliktohej fizikisht me disa adoleshentë të tjerë. 

Sherri dyshohet se ka nisur fillimisht nga rrjetet sociale.Ende nuk ka të ndaluar apo arrestuar për ngjarjen, ndërsa janë shoqëruar 10 të rinj të dyshuar se janë përfshirë në konflikt. 

plagosje ne korce

Sondazh

Poll