Thirret në Prokurorinë e Posaçme biznesmeni Julian Morina, i përfshirë në çështjen Ahmetaj
SPAK TIRANË-Julian Morina biznesmeni i përfshirë në çështjen hetimore të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ësht...
Klodiana u vra nga bashkëshorti i saj, Alfred Vefa teksa u raportua nga mediat italiane se çifti ishte në proces divorci dhe madje 37-vjeçarja kishte krijuar një raport tjetër.
TIRANË-Vrasja e Klodiana Vefës në Itali, 37-vjeçares shqiptarë, nënë e dy fëmijëve tronditi opinion publik në Shqipëri dhe në zonën ku jetonte në Castelfiorentino pranë Firences.
Klodiana u vra nga bashkëshorti i saj, Alfred Vefa teksa u raportua nga mediat italiane se çifti ishte në proces divorci dhe madje 37-vjeçarja kishte krijuar një raport tjetër.
Ditën e sotme ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 babai i Klodianës. Ai ka deklaruar se nuk ishin në dijeni të mosmarrëveshjeve mes çiftit dhe se Alfredi punonte me djalin e tij të vogël.
Babai tha se Klodiana nuk kishte asnjë lidhje tjetër dhe akuzoi kunatin e saj si një prej shkaktarëve të ngjarjes së rëndë, pasi sipas tij kishte shpifur për vajzën dhe madje i kanë treguar se e kishte rrahur njëherë.
“Klodiana kishte marrë vëllezërit dhe motrat në Itali. Nuk na ka treguar asgjë Klodiana për problemet që kishte me Alfredin. Kishin 30 vite bashkë. Janë njohur me shkuesi. Nuk e dinim që kishin probleme dhe as që ishin ndarë. Kam shkuar në shtëpinë e tyre, kam ndenjur dhe nuk kam kuptuar asgjë.
Atë natë kishin pasur grindje, nuk ishte larguar nga shtëpia. Ai punonte me djalin tim. Klodiana nuk kishte lidhje tjetër. Vëllai i Alfredit e ka bërë gjysmën e punës, ka shpifur për Klodianën. Më tregojnë një rast që kunati e ka rrahur. Ndërkohë Alfredi për shumë kohë nuk ka folur me vëllain e tij dhe vetëm kohët e fundit ishin takuar. Klodianën e kanë dashur të gjithë shqiptarë, italianë e gjermanë”, rrëfeu i ati i 37-vjeçares./Marre nga Balkanweb
SPAK TIRANË-Julian Morina biznesmeni i përfshirë në çështjen hetimore të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ësht...
Irena Steinova IZRAEL- Lufta në Izrael për fat të keq sa vjen dhe bëhet edhe më tragjik. Të dhënat e mbrë...
Avion TIRANË- Anulohet fluturimi që pritej të sillte këtë paradite shtetas shqiptarë nga Izraeli. Arsyeja se përse ky fl...
Martin Ceco TIRANË- Vrasja Martin Çeços në muajin Qershor të vitit të kaluar, është një nga ngjarjet ...
Protesta e studentëve të mjekësisë TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë marshuar nga godina e Universitetit t&eu...
Studentët e mjekësisë TIRANË- Studentët e mjekësisë kanë zhvendosur tashmë protestën para Ministrisë...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari është shënuar ditën e sotme në Lush...
Studentet TIRANË- Mes thirrjeve 'ne studimet nuk i lëmë, por dorëheqja duhet dhënë', protesta e studentëve të mjek&...
Sokol Sadushi TIRANË- Ka nisur mbledhja e Gjyqtarëve për zgjedhjen e 3 përfaqësuesëve të Këshillit të Lart&eum...
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosen e një 14-vjeçari në Korçë mbrëmjen e djeshme. I...