Aktualitet

Punëtori vdiq pas shkëputjes së ashensorit, arrestohet përgjegjësi i punimeve

Familjarët kallëzuan humbjen e tij dhe policia u vu në kërkim për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.

9 Tetor 2023, 12:40 Nga h.k
Punëtori vdiq pas shkëputjes së ashensorit, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË-Policia ka vendosur në pranga ditën e sotme përgjegjësin e punimeve E.N 38 vjeç i lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vdekur të shtunën punëtori Tonin Marku, punëtori 58-vjeçar. Marku ra nga lartësia e pallatit dhe mbeti i vdekur në vend. Dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.

Familjarët kallëzuan humbjen e tij dhe policia u vu në kërkim për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Fushë Mëzez, përgjegjës punimesh në pallatin ku u gjet i pajetë shtetasi T. M., mesditën e djeshme. Nga verifikimet e kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi T. M., 58 vjeç, ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. M., duke punuar në pallatin në ndërtim, është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën”. 

arrestim ne tirane tonin marku

Sondazh

Poll