Aktualitet

Mbledhja e KLGJ, Gentiana Muçaj zgjidhet anëtare me 114 vota

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 9 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të Muçajt në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

9 Tetor 2023, 14:19 Nga A.B

Mbledhja e KLGJ, Gentiana Muçaj zgjidhet anëtare me 114 vota

TIRANË- Gentiana Muçaj është shpallur fituese për vendin vakant në Gjykatën e Shkallës së Parë, me 114 vota përballë Alma Kodraliut me 112 vota.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 9 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të Muçajt në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gentiana Muçaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Lezhës. Prej vitit 2013, Muçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

gentiana mucaj

Sondazh

Poll