Aktualitet

Studentët e Mjekësisë i dërgojnë letër Ministres së Arsimit: Kërkojnë përballej live për ligjin e miratuar

Studentët kanë shtruar dy kërkesat e tyre.

9 Tetor 2023, 13:03 Nga A.B
Studentët e Mjekësisë i dërgojnë letër Ministres
Letra

TIRANË- Studentët e Mjekësisë u mblodhën ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit ku protestuan kundër ligjit që i detyron që pas studimeve të punojnë për 5 vite në Shqipëri. Në thirrjet e tyre, por edhe përmes një letre drejtuar Ministres së Arsimit, studentet kanë shtruar dy kërkesat e tyre.

“Ne studentët e Mjekësisë kërkojmë një përgjigje për shqetësimet e ngritura sot në protestë.

1.Kërkojmë dorëheqjen e zv/ministres Albana Tale

2.Përballje me ministren live, për ligjin e miratuar, znj.Ogerta Manastirliu", kanë shkruar studentët.  

protesta e studenteve

Sondazh

Poll