Aktualitet

Aksident me vdekje në Lushnje, po ecte me biçikletë në autostradë, përplaset 70-vjeçari

Policia ka shoqëruar shoferin e mjetit, 26-vjeçarin me iniciale A.Xh., i cili pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale. 

9 Tetor 2023, 10:49 Nga a.l
Aksident me vdekje në Lushnje, po ecte me biçikletë në
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari është shënuar ditën e sotme në Lushnje. Sipas njoftimit nga policia ngjarja ka ndodhur konkretisht në aksin rrugor 'Lushnje-Rrogozhinë' në fshatin Golem. Një makina a përplasur 70-vjeçarin me inciale V. D., i cili po kalonte në autostradë me biçikletë. Si pasojë e plagëve të rënda ai nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka shoqëruar shoferin e mjetit, 26-vjeçarin me iniciale A.Xh., i cili pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë. Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll