Aktualitet

Mbahet “peng” për 5 vite diploma/ Studentët e mjekësisë bllokojnë dyert, bashkohen dhe vitet e para në javën e dytë të protestës

Protesta e sotme raportohet më me shumë pjesëmarrje nga java e kaluar, ku janë bashkuar dhe vitet e para universitare.

9 Tetor 2023, 09:11 Nga h.k
Mbahet “peng” për 5 vite diploma/ Studentët e
Foto nga protesta

TIRANË-Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë hyrë ditën e sotme në javën e dytë të bojkotit dhe të protestës. Protesta e sotme raportohet më me shumë pjesëmarrje nga java e kaluar, ku janë bashkuar dhe vitet e para universitare.

Studentët vijojnë të kundërshtojnë ligjin që sipas tyre, mban peng diplomën e tyre për 5 vite. Pritet në vijim të ditës që studentët të dalin me një deklaratë të përbashkët, ku janë përgatitur dhe pikat e tyre të kundërshtimit të ligjit.

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve. 

protesta e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll