Sport

Truproja e kapi fansin, por më pas i krijoi çastin e lumtur për të bërë një foto me Leo Messin - Videoja është bërë virale...

Truproja e Messit, tashmë i njohur për të gjithë, lejoi një tifoz t'i afrohej yllit argjentinas për një foto dhe autograf.

8 Tetor 2023, 11:52 Nga DOSJA
Truproja e kapi fansin, por më pas i krijoi çastin e lumtur për

SHBA - Truproja personale e Lionel Messit tregoi anën e tij njerëzore mbrëmjen e së shtunës. Pasi shpresat e Miami për të arritur në “play-off” të MLS përfunduan, pas një humbje 1-0 në shtëpi ndaj Cincinnati, një fëmijë u pa duke vrapuar në fushë në 'DRV PNK Stadium' në një përpjekje për t'iu afruar heroit të tij, Leo Messi.

Sigurisht truproja e yllit argjentinas reagoi shpejt dhe e ndaloi djalin, duke e kapur para se të prekte “Pleshtin”. Megjithatë, siç shihet në videon, që është bërë virale, truproja i egër, i cili u zgjodh personalisht nga David Beckham për të mbrojtur Messin, më pas siç e shohim, edhe në ato momente kujdeset që lëvizjet e të voglit të jenë të kontrolluara.

Përdoruesit në rrjetet sociale lavdëruan truprojën për aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe mënyrën e dhembshur që e trajtoi situatën.

Shikoni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll