Sport

Anglezi i njohur Wayne Rooney, i dha fund bashkëpunimit të tij me DC United...

DC United ka njoftuar përfundimin e partneritetit të tyre me Wayne Rooney me pëlqim të ndërsjellë, pasi klubi nuk arriti të kalonte në “play-off”.

8 Tetor 2023, 12:01 Nga DOSJA

Anglezi i njohur Wayne Rooney, i dha fund bashkëpunimit të tij me DC

SHBA - DC United përfundoi detyrimet në MLS të sivjetmë, pasi megjithë fitoren 2-0 ndaj Nju Jorkut në ndeshjen e fundit, nuk mundi të triumfojë dhe të sigurojë një vend në “play-off” të kompeticionit.

Në njëfarë mënyre, skuadra amerikane vendosi së bashku me Wayne Rooney që t'i japin fund bashkëpunimit, duke ndërprerë kontratën me pëlqim të dyanshëm.

Anglezi 37-vjeçar ishte në stolin e DC United që nga vera e vitit 2022, duke numëruar gjithsej 52 ndeshje, nga të cilat fitoi 13 dhe barazoi po aq, por humbi gjithsej 26.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll