Sport

Neymar, futbollisti jobesnik, baba për herë të dytë… Ai tregon fotot e vajzës së tij Mavi

Partnerja e tij Bruna Biancardi, e cila e ka akuzuar për pabesi, solli në jetë një vajzë të shëndetshme

8 Tetor 2023, 11:17 Nga DOSJA

Neymar, futbollisti jobesnik, baba për herë të dytë…

BRAZIL - Neymar është bërë baba për herë të dytë. Ylli i madh i kombëtares braziliane, pas një djali, tani ka edhe një vajzë, pasi partnerja e tij Bruna Biancardi solli në jetë Mavi-n në një klinikë në Brazil. 

Neymar, futbollisti jobesnik, baba për herë të dytë…

Neymar, futbollisti jobesnik, baba për herë të dytë…

Neymar, futbollisti jobesnik, baba për herë të dytë…

Neymar, futbollisti jobesnik, baba për herë të dytë…

Neymar, futbollisti jobesnik, baba për herë të dytë…

Neymar, futbollisti jobesnik, baba për herë të dytë…

“Mavi erdhi tek ne për të përfunduar jetën tonë. Mirë se erdhe vajza jonë. Tashmë ju duam shumë, faleminderit që na zgjodhët”,- kanë shkruar dy prindërit në Instagram dhe postimi i tyre ka kaluar 13 milionë pëlqime! 

Sipas gazetës braziliane “Globo”, vajza e tyre ka lindur me prerje cezariane në orët e para të mëngjesit të së premtes. Braziliani tashmë ka një djalë 12-vjeçar, Davi Luca, me Carolina Dadas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)

Bruna Biancari ka qenë partnerja e tij dy vitet e fundit dhe e ka... denoncuar disa herë për pabesi. Madje, pak muaj më parë, Neymar i kishte kërkuar falje publike asaj! 

“Gabimet e mia në jetën time personale, i zgjidh në shtëpi, në privatësinë time me familjen dhe miqtë e mi. E gjithë kjo ka prekur një nga njerëzit më të veçantë në jetën time. Gruan që ëndërroj të kem pranë, nënën e fëmijës tim. Dashuria për fëmijën tonë do të mbizotërojë, dashuria për njëri-tjetrin do të na bëjë më të fortë”,- ka shkruar braziliani gjatë shtatzënisë së Brunës. 

Kush është Bruna Biancardi?
Biancardi është një ndikuese dhe modele me më shumë se 8.2 milionë ndjekës në Instagram. 30-vjeçarja nga Sao Paulo është gjithashtu një sipërmarrëse, pasi ka markën e saj të firmës së veshjeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)

Dyshja thuhet se filloi lidhjen në vitin 2021, por e mbajtën lidhjen e tyre larg syrit të publikut për muaj të tërë. Të dy njoftuan lidhjen e tyre në janar 2022, duke bërë të ditur fansat se ishin fejuar përmes Instagramit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll