Politike

Takime me Metën, Ramën dhe Bashën/ Presidenti i Sllovenisë nis vizitën në Shqipëri (Axhenda)

4 Mars 2019, 10:32 Nga DOSJA
Takime me Metën, Ramën dhe Bashën/ Presidenti i Sllovenisë

TIRANË– Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor ka mbërritur në vendin tonë ku edhe do të zhvillojë një vizitë dy-ditore me ftesë të homologout Ilir Meta.

Fillimisht presidenti Pahor, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive që do të mbyllet me një konferencë për shtyp.

Më tej, presidenti i Sllovenisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi; Kryeministri, Edi Rama; Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.

AXHENDA E PLOTË:

Në ora 16:00, Presidenti Pahor do të pritet nga Presidenti Meta me një ceremoni zyrtare në Institucionin e Presidentit. Vizita do të vijojë me një takim kokë më kokë mes dy krerëve të shteteve, të pasuar nga takimi dhe bisedimet dypalëshe mes delegacioneve zyrtare respektive.

Në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e të dy Presidentëve në sallën “Skënderbeu” të Institucionit të kreut të shtetit shqiptar.
Në orën 17.45 të së hënës Presidenti Pahor do të pritet nga Kryeministri Edi Rama,
Në orën 18.30 do të mbahet takimi me kryetarin e Opozitës dhe të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Hotelin MAK Albania.
Më datë 5 mars 2019, Presidenti Pahor do të pritet në takim të veçantë nga Kryebashkiaku Erjon Veliaj.
Në orën 9.15, do të pritet nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në orën 11:00 Presidenti Pahor do të vizitojë qytetin dhe kalanë e Krujës.

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike borut pahor edi rama ilir meta lulzim basha presidenti i sllovenise borut pahor edi rama ilir meta lulzim basha presidenti i sllovenise

Sondazh

Poll